Kroati debutoi me gol, Panadiç: Pogradeci e tregoi veten në start

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2024 | 18:20

Kroati debutoi me gol, Panadiç: Pogradeci e tregoi veten në start

Mateo Panadiç është një nga futbollistët që përforcoi Pogradecin në merkaton e verës. Me golin e shënuar në minutën e 24-t, kroati i hapi rrugën fitores së liqenorëve.panadic pogradec“Ishte një fitore e rëndësishme. Zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë dhe ishim më lart se kundërshtari. Rezultati dhe rrjedha e lojës tregun forcën e Pogradecit. Dëshira për të fituar dhe mbështetja e sportdashësve ndikuan pozitivisht.

Fillimi i mbarë i sezonit le të na shërbejë pozitivisht për ndeshjet në vazhdim, duke filluar nga ndeshja e radhës”, u shpreh për “Panorama Sport” sulmuesi kroat i Pogradecit. Në fund 29-vjeçari ndan edhe opinionin për qytetin e Pogradecit, që sipas tij është një vend i bukur dhe i veçantë që bën të ndihet komod.

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"