Kryebashkiaku Maçi: Mbështesim Shkumbinin, nuk e shkrimë ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2024 | 16:53

Kryebashkiaku Maçi: Mbështesim Shkumbinin, nuk e shkrimë ekipin

Asambleja e Ortakëve të KF “Shkumbini” dhe kryetari i Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, janë takuar për të diskutuar rreth situatës në të cilën gjendet KF “Shkumbini” në startin e përgatitjeve për sezonin e ri.

shkumbini

Në këtë takim është diskutuar dhe në lidhje me mbështetjen financiare dhe logjistike për ndërtimin e ekipit dhe vazhdimësinë në kampionat. Kryetari Maçi ka vënë theksin në vështirësinë e madhe që ka Bashkia Peqin sa u takon financave dhe pamundësinë aktuale. Megjithatë, kryebashkiaku peqinas tha se do të ishte përgjegjësi e madhe nëse ndodh shkrirja e ekipit pikërisht në 100 vjetorin e tij. “Dua të theksoj në këtë takim situatën tepër të vështirë në të cilën ndodhet Bashkia Peqin. Për këtë arsye nuk garantoj dot një mbështetje të qëndrueshme për ekipin në vijim të sezonit.

Por edhe që të shkrihet ekipi është një përgjegjësi e madhe. Gjithsesi, unë deklaroj mbështetjen e bashkisë që Shkumbini të regjistrohet këtë sezon për vazhdimësinë në Kategorinë e Dytë. Padyshim kam një këshillë për të gjithë ata që nga jashtë na bëjnë moral. Njerëzit që vërtet e duan Peqinin e në veçanti ekipin e Shkumbinit, duhet që të jenë edhe ata krah e në mbështetje që ky ekip 100-vjeçar të mos mbesë në mëshirë të fatit. I dimë vështirësitë e mëdha, por aktualisht po vendosim së bashku që ta nisim këtë sezon”, ka theksuar ai.

LULZIM RESULI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"