Kryebashkiaku Veliaj premton: Do të rijetësojmë stadiumin “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2024 | 9:00

Kryebashkiaku Veliaj premton: Do të rijetësojmë stadiumin “Selman Stërmasi”

Bashkia Tiranë ka vendosur që të marrë nën kontroll stadiumin “Selman Stërmasi” dhe të investojë mbi të. Ka qenë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili njoftoi këtë investim.

veliaj4

Në një fjalim në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, Veliaj tha se do të investohet në Pallatin e Sportit dhe stadiumin “Selman Stërmasi”, të dyja prona të bashkisë. “Duam të ecim me projektin e 100 fushave sportive dhe kemi planifikuar që, dy investimet e radhës të jenë stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi”. Kemi një mundësi për të thënë se përtej bindjeve politike, të bëjmë edhe dy hapësira të reja model, ku ke qejf të shkosh, siç është bërë “Arena Kombëtare”.

Unë jam me parimin se njeriu kur punon për qytetin, duhet të ketë qejf të shkojë te stadiumi, sepse thotë: Unë ngrita kartonin jeshil për këto investime. Ne do ta fillojmë një proces bashkëpunimi me projektin e rijetëzimit të stadiumit “Selman Stermasi” për të pasur një hapësirë ekonomike të ngjashme me atë që kemi te Arena Kombëtare dhe pastaj, me t’u përgatitur do të vazhdojmë dhe me pallatin e sporteve “Asllan Rusi”.

Një pallat sportesh që nisi si hangar është totalisht i amortizuar, ndaj kemi një shans për të pasur dhe aty një investim serioz. Ashtu siç kemi pasur ndeshje ndërkombëtare tek Arena Kombëtare, finalja e UEFA Conference League që do ishte e pamundur me stadiumin e vjetër që kishim”, u shpreh Veliaj.

Në këtë moment që flasim, stadiumi është në përdorim të KF Tiranës për 20 vite. Koncesionit i duhen edhe 4-5 vite që të mbarojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"