KRYENDESHJA, SOT 18:00/ Leao vs Jildiz, Milan-Juve është sfida e numrave 10
Vlerësimi më i lartë? Fanella magjike, ajo me numrin 10. Është një fanellë që ka shumë peshë dhe njëkohësisht në supersfidën Milan-Juventus do të vishet nga dy talente për të cilët ka shumë pritshmëri. Kenan Jildiz dhe Rafael Leao.Detyra e tyre është pothuajse e njëjtë, të iluminojnë me lojën e tyre dhe t’i japin shpejtësi manovrës. Pra në San Siro do të jetë një sfidë mes dy numrave 10. Leao si një “ishdjalosh” dhe Kenan Jildizit, “fëmija premtues” i Juventusit. Të dy në total bëjnë 42 vjeç. Kanë shënuar së bashku 7 gola dhe 8 asiste. Të dy shënojnë dhe inspirojnë me skuadrat respektive, por kush do ta vendosë këtë supersfidë?
10 VS 10- Leao ka nisur të festojë duke bërë gjestin e biberonit, si një fëmijë i porsalindur, ndërsa Jildiz feston duke nxjerrë gjuhën jashtë. Edhe në San Siro pas dopietës kundër Interit ka festuar si idhulli i tij Alesandro Del Piero. Në një periudhë kohore më pak se një muaj distancë nga ato dy golat e San Siros, talenti turk kthehet sërish, në vendin ku ka treguar se mund të jetë i rëndësishëm për Juven në sfida delikate dhe se presioni nuk e tremb. Edhe në sfidën e fundit me Kombëtaren, Kenan gjeti rrugën e rrjetës, si një sinjal se është aty për të rrezikuar Milanin. Nga ana tjetër Leao ka marrë pjesë në 11 gola deri më tani në këtë start sezoni. 1 më shumë se Jildiz madje, sepse ka asistuar një herë më tepër, por kanë një dallim thelbësor. Jildiz ka shënuar për herë të fundit në San Siro më 27 tetor, goli i fundit i Leaos në San Siro është realizuar në 25 maj, sezonin e kaluar. Duket si një jetë më parë.
BILANCI- Sfida në lidhje me mesataren e golave fitohet nga Rafael Leao. Ky i fundit ka gjetur rrugën e rrjetës në Serinë A çdo 217 minuta, në raport me Jildiz që ka shënuar çdo 279 minuta. Turku megjithatë ka luajtur më shumë, duke parë 12 paraqitjet në raport me 10 nga ana e Leaos. Portugezi është ende në pritje të golit të parë në Ligën e Kampioneve, ndërsa Kenan shënoi që në debutimin e tij kundër PSV-së. Leao nuk ka pushuar në asnjë nga 6 ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kombëtaren, ndërsa Kenan ka bërë pushim atë ndaj Uellsit për shkak të skualifikimit. Praktikisht shifrat janë kokëforta dhe flasin vetë. Shihen si fakte, edhe pse janë pothuajse të ngjashme.
KUSH E VENDOS MILAN-JUVE- Juldiz vazhdon të rritet, i nxitur nga zëra të shumtë që e konfirmojnë si një yll mes yjeve të tjera. Ai është i 7 nga adoleshentët në botë më të aktivizuar. Leao nga ana tjetër është ai që mund të bëhet çështje te Milani, por edhe mund të të dhurojë ndeshje kur ti nuk e pret. Ai mund të mos shënojë, por të jetë vendimtar në aksionin e çdo goli që shënohet. Sot mund të mos shihet çdo panoramë e statistikave, madje pas ndeshjeve, ai numër 10 që mund të përcaktojë supersfidën, mund të fitojë gjithçka për pak kohë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"