Ksabi Alonso kënaqet edhe me barazimin ndaj Bajernit: Ndoshta është ndeshja më e vështirë e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 9:34

Ksabi Alonso kënaqet edhe me barazimin ndaj Bajernit: Ndoshta është ndeshja më e vështirë e sezonit

Trajneri i Bajer Leverkusenit, Ksabi Alonso, ka një skuadër të plotë në dispozicion për ndeshjen e sotme në krye të tabelës me Bajern Mynihun. Duke folur në konferencë për shtyp, spanjolli konfirmoi se të gjithë lojtarët e tij, përfshirë Ezekel Palacios, janë gati për të luajtur.

alonso

GRUPI-“Po, të gjithë lojtarët janë gati. Nuk kemi lëndime. Sot është seanca e fundit stërvitore dhe ‘Pala’ mund të luajë nga fillimi,” tha ai. I pyetur se çfarë e ka ndihmuar 21-vjeçarin të rrisë edhe më tej nivelin e tij, Ksabi Alonso u përgjigj: “‘Flo’ ka dëshirë të luajë edhe më mirë këtë sezon, për të treguar se ai ende mund të zhvillohet. Për shembull, kundër Volfsburgut, në një situatë që nuk ishte shumë e lehtë, ai donte të luante dhe ndoshta ishte lojtari më i mirë në fushë”. Ksabi analizoi edhe rivalin në letër, sikurse pritshmëritë.

DUELI-“Ndoshta na pret ndeshja më e vështirë e sezonit të Bundesligës. Ndeshjet në ‘Allianz Arena’ janë të ndërlikuara. Kështu ka qenë gjithmonë. Ne kemi një plan të qartë loje, nuk duhet të jemi shumë të ndrojtur dhe nuk duhet të lejojmë ndonjë boshllëk të madh. Kemi nevojë për një performancë perfekte nëse duam të marrim diçka nga Mynihu”, e mbylli trajneri i Bajer Leverkusenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"