Ksabi Alonso nuk fshihet para duelit të Kupës: Favorit Bajerni, do jetë si finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 16:39

Ksabi Alonso nuk fshihet para duelit të Kupës: Favorit Bajerni, do jetë si finale

Trajneri Ksabi Alonso e “skanon” ndeshjen kundër Bajern Mynih si “një finale”. “Arkitekti” i Leverkusenit, i cili gjithashtu fitoi Bundesligën sezonin e kaluar, viziton Bajernin sot në fazën e 1/8.

alonso

Leverkusen nuk ka qenë në gjendje të mbajë formën e treguar në sezonit e kaluar, edhe pse ata kanë humbur vetëm një ndeshje të ligës në 2024-2025. “Aspirinat” janë shtatë pikë prapa liderit Bajern, i cili barazoi 1-1 me Borusia Dortmund të shtunën, me Xhamal Musiala që shënoi golin e barazimit në fund. “Kupa është një lojë dhe gjithçka mund të ndodhë”, tha Alonso të hënën.

“Është si një finale për ne. Nuk ka lojë më të vështirë sesa një ndeshje në ‘Allianz Arena’. Normalisht, nëse Bajerni luan si pritës në Bundesligë, Champions ose Kupë, është gjithmonë favoritë. Është sfida më e madhe. Pothuajse një finale”, e mbylli Ksabi. Leverkusen do të jetë pa sulmuesin kryesor, Viktor Bonifejs.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"