Ksavi kontaktohet nga Junajtid, trajnerit katalanas i ofrohet stoli i Ten Hagut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 15:40

Ksavi kontaktohet nga Junajtid, trajnerit katalanas i ofrohet stoli i Ten Hagut

Ish-trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, është shfaqur si një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e stolit të Mançester Junajtidit, ndërsa presioni mbi Ten Hagun mbetet aty.

cavi

Nëse drejtuesit do të vendosin që të shkarkojnë teknikun holandez, atëherë në Spanjë thonë se sytë janë hedhur nga ish-trajneri i katalanasve, me të cilin thuhet se ka pasur edhe kontakte. Në përballjen me Ten Hagun, Ksavi dështoi që ta mposhte rivalin e tij në dy raste, duke regjistruar një barazim dhe një humbje.

Por tani Ksavi është rikthyer si kandidat potencial për stolin e “Djajve”, ashtu siç u përfol edhe në merkaton e verës. Sipas “Mail Online”, përfaqësuesit e Ksavit janë kontaktuar dy herë gjatë muajve të fundit nga klubi i Mançester Junajtidit për të mësuar më shumë për pozicionin e trajnerit dhe mundësinë që ai të marrë timonin e 20 herë kampionëve të Anglisë.

Të udhëhequr nga administratori Omar Berrada, një enturazh prej katër personash thuhet se ka fluturuar drejt Barcelonës të enjten e shkuar për të pasur takime ballë për ballë me 44-vjeçarin, e konsideruar një prej diplomuarve më të dalluar të akademisë së La Masias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"