Kthehet La Liga, shtohen detyrat për Ançelotin. Periudhë me probleme për Real Madridin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 19:36

Kthehet La Liga, shtohen detyrat për Ançelotin. Periudhë me probleme për Real Madridin

Te Reali ka pasur një buzëqeshje në fytyrën e Ançelotit me kthimin e të gjithë lojtarëve në stërvitje. Për shumë kohësh, të gjithë lojtarët e Madridit që kishin udhëtuar me kombëtaret e tyre janë kthyer pa probleme, pa asnjë dëmtim.

anceloti

Problemet e përditshme rikthehen në pah dhe ka shumë prej tyre. Është i papërsosur dhe Ançeloti aspiron përsosmërinë. Pas njëmbëdhjetë ditë reflektimi, ka ardhur koha për të shtrënguar “vidhat”, sepse problemet për t’u zgjidhur nuk janë të pakta.

PJESËT E PARA – Vetëm katër nga 22 golat kanë ardhur para pjesës së parë. Dhe deri në ndeshjen e nëntë (nga 12 të luajtura), kjo shifër ishte vetëm një, ajo e Rodrigos në javën e parë.

MBROJTËSI I DJATHTË – Nuk është çështje pronësie, por se si do të menaxhohet pozicioni në planin afatgjatë. Sepse, në pozicionin natyral, vendi i përket Lukas Vaskezit. Por të luash deri në 60 ndeshje në vit është vërtet çmenduri.

KOMPAKTËSIA – Është një nga termat që Karleto e ka përdorur më shumë në 24 konferencat për shtyp të dhëna deri më tani. “Duhet të jemi kompakt”, “duhet të bëhemi sërish kompakt”, “skuadra e di që duhet të jetë kompakte” janë disa fraza standard të italianit. Këtu është punuar, por ka shumë boshllëqe midis rreshtave.

MBAPE JO VETËM GOLA – Nuk mund të pretendohet më shumë për sa i përket golave. Francezi numëron shtatë gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës. Por Mbape duket i vetmuar në lojën e Realit. Ai po përmirësohet si nëntë (ose nëntë fals), por ende nuk është në nivelin që mund të japë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"