Kthehet Mici, jashtë Abah/ Te Tirana rrezikojnë 3 titullarë
Tirana ka vazhduar dje stërvitjen në “Skënder Halili” në prag të sfidës që do të luajnë kundër Bylisit. Me ardhjen e Bledi Shkëmbit, skuadra ka nisur avazin e analizave të gjata, por edhe mënyrës tjetër të përgatitjeve në fushën e lojës.
Në stërvitjen e djeshme kishte të mira dhe të këqija. Së pari, me grupin ishte bashkuar Gledi Mici, i cili do të jetë i gatshëm për sfidën me mallakstriotët. Jashtë janë disa lojtarë. Duke filluar nga Abel Abah, Rimal Haxhiu dhe Aldi Gjumsi.
Të tre lojtarët nuk do të jenë pjesë e skuadrës së Shkëmbit në takimin që luhet ditën e shtunë. Trajneri i ri i skuadrës është duke punuar për formacionin më të mirë që do të hedhë në fushën e lojës. Grupi dje dukej i paktë në numër, ndërsa drejtuesit presin edhe afrimit të fundit të merkatos, argjentinasin Vera.
Tirana do të ketë një shqetësim plus në sfidën me Bylisin. Bëhet fjalë për tre lojtarë titullarë. Ata janë Ndreca, Prengaj dhe Përgjoni.
Të tre janë me nga 3 kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Bylisin, do të plotësojnë numrin 4 të ndëshkimeve. Kjo do të thotë se do të mungojnë në ndeshjen ndaj Elbansanit për javën e 23-të. Këtë javë, për kartonë jashtë ka mbetur Aldi Gjumsi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"