“Kualifikimi në Francë momenti më i bukur”, ish-ët e Kombëtares e shprehin njëzëri. Roshi: Broja është e ardhmja e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2024 | 20:42

“Kualifikimi në Francë momenti më i bukur”, ish-ët e Kombëtares e shprehin njëzëri. Roshi: Broja është e ardhmja e Kombëtares

Bekim Balaj, Klaus Gjasula, Ermir Lenjani dhe Odise Roshi janë tashmë në statusin e ish-lojtarit të Kombëtares.

ssss

Për mikrofonin e SuperSport kanë folur të gjithë. Lenjani, Balaj dhe Roshi tregojnë njëzëri se është momenti më i bukur i tyre te Kombëtarja, ai kualifikim në Francë. Roshi ndër të tjera tregon Brojën si të ardhmen e Kombëtares.

Pasardhësi- “Kam luajtur gjithmonë mesfushor i djathtë, pasardhësi im është Asani. Ka bërë sezon shumë të mirë me Kombëtaren, gola të mrekullueshëm, deri tani është ai. Presim dhe Armando Brojën të kthehet, është e ardhmja e Kombëtares, i kemi të gjithë sytë tek ai”, u shpreh Roshi.

Momenti i largimit- “Situatë e vështirë. Nga një anën gjë e bukur dhe të kesh këtë momentin, nga ana tjetër dhe mërzitesh. Jemi kënaqur që kemi pasur gjithë këto momente të bukura, krenari e madhe, tani çdo gjë e ka një fund”, tha ndërkohë Gjasula.

Momentet më të bukura:

Odise Roshi- “Fitorja me Portugali”.

Bekim Balaj- “Goli në Portugali, por gjithsesi eleminatoret dhe kualifikimi në Francë do ngelet”.

Lenjani- “Ka pasur shumë, por kualifikimi historik e para herë në Francë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"