Kukësi përmbys Valbonën me Beshirajn. Gega: Ndikuan vonesat dhe i kuqi. Çela: Trepikësh që sjell besueshmëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 14:40

Kukësi përmbys Valbonën me Beshirajn. Gega: Ndikuan vonesat dhe i kuqi. Çela: Trepikësh që sjell besueshmëri

Derbi i veriut i zhvilluar në stadiumin “Vëllezërit Gega” u ka buzëqeshur kuksianëve, që rikthehen te fitorja pas tri humbjeve radhazi. Kjo fitore ka ardhur me përmbysje dhe ka vendosur dopieta e kapitenit Beshiraj në pjesën e dytë të takimit.

valbona kukesi

Valbona ka luajtur mirë në 45 minutat e para, teksa ka zhbllokuar që në minutën e 4-ët me anë të kapitenit Mashi. Skuadrat mbyllën takimin me nga 10 lojtarë, ku Kovaçi për Valbonën dhe Ouen për Kukësin u ndëshkuan me të kuq.

Ndeshja– 14 kartonë të verdhë dhe dy kuq janë statistikat e këtij derbi, që nuk ka qenë aspak i qetë. Minuta 4, nga një këndore kroson Balla dhe Mashi me kokë gjen këndin portës së Dervishit dhe 1-0. Më pas Uesli për Valbonën i afrohet golit të dytë. Krasniqi, Alinani dhe Balla godasin portën, por Dervishaj nuk i lejon të shënojnë një tjetër gol. Vizita e parë e kuksianëve në zonën kundërshtare vjen pas 15 minutave me Viktor, që godet, por devijohet nga portieri Hoxha. Më pas, janë 3 gjuajtje të Alinanit mbi traversë. Këtu mbyllet dhe pjesa e parë në avantazh të vendësve.

Pjesa e dytë nis më e bukur për Kukësin, që arrin të përmbysë shifrat me dy gola të Mario Beshirajt, që arrin t’i shënojë brenda 19 minutave. Në të 61-ën, ai merr një asist nga Viktor dhe godet brenda zonës. Në të 80ë-n, godet Hilaj e ndal portieri, por aty pranë ndodhet Beshiraj që e shtyn topin në rrjetë. Në të 73’, Kovaçi merr karton të kuq për protesta dhe në të 85-ën Ouen i Kukësit merr të verdhën e dytë. Loja tensionohet disi, ka shumë ndëshkime me kartonë për protesta dhe ndërhyrje. Kryesori akordon 7 minuta shtesë, që nuk ndryshojnë rezultatin.

VALBONA – KUKËSI 1-2

GOLAT: Mashi 4′ / Beshiraj 61′, 80′

Valbona: Hoxha, Kovaçi, Mashi, Farruku, Zeqiraj, Alinani (Kamilo 83′), Llanaj (Udo 64′), Uahab, Uesli (Lala 75′), Balla (Berberi 65′), Krasniqi; (Në dispozicion: Marku, Doçi, Lamçe, Aluku Jetishi). Trajner: Emiliano Gega

Kukësi: Dervishi, Selimi (Sulçe 66′), Kapllanaj, Lala, Ouen, Hasaj (Manellari 90′), Viktor (Hilaj 66’), Sadik, Basit(Danaj 65′), Beshiraj, Birçaj (Radio 90′);(Në dispozicion: Nova, Metani, Mejdani, Murati, Peposhi, Pica). Trajner: Emiljano Çela

Kartonë të verdhë: Limani 28′, Balla 51′, Farruku 40’, Kovaçi 78’/ Viktor 43′, Ouen 45′, 85’, Selita 50′, Dervishaj 78′, Metani 82’, Danaj 85′, Sulçe 85’, Beshiraj 89’,

Kartonë të kuq: Kovaçi 73’/Oëen 85′

Gjyqtarë: M. Dyrmishi (Poliçan), S. Dhima, A. Kyçuku (Tiranë) Vëzhgues: Arben Molla (Tiranë)

Delegat: Briken Pjetrushi (Lezhë)

Trajneri i Kukësit

Çela: Trepikësh që sjell besueshmëri në ekip

Më në fund Kukësi arrin të marrë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Emiljano Çela. Padyshim një vitore me peshë për verilindorët, që në transfertën e Tropojës arritën të marrin një trepikësh me përmbysje. Padyshim, kapiteni Marjo Beshiraj është personi që po mban gjallë shpresat e Kukësit në këtë pjesë të parë të sezonit në Kategorinë e Parë. Pa suksesit me Valbonën, Emiljano Çela, trajneri i Kukësit për “Panorama Sport” u shpreh: “Ishte një fitore që sjell besueshmëri në ekip. E patëm mjaft të vështirë, pasi Valbona u paraqit si një skuadër shumë e fortë. Gjithsesi, arritëm që të reagonim në pjesën e dytë, ku ndikuan edhe ndërrimet e bëra”.

Gega: Ndikuan vonesat dhe i kuqi

Valbona u përmbys në shtëpi nga Kukësi dhe trajneri Gega për “Panorama Sport” tregon edhe shkaqet e humbjes. Emiliano Gega, trajner i Valbonës pas ndeshjes u shpreh: “Luajtëm mjaft mirë në pjesën e parë dhe patëm shumë raste për shënim, por nuk ia dolëm të shënonim më shumë se një gol. Në fraksionin e dytë ndikuan shumë vonesat e lojës dhe kartoni i kuq që erdhi në mesin e kësaj pjese”. Me këtë humbje Valbona është parakaluar nga Kukësi në renditje.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"