Kukësi sfidon vlonjatët, trajneri Çela në “gjueti” për pikët e para me verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 12:10

Kukësi sfidon vlonjatët, trajneri Çela në “gjueti” për pikët e para me verilindorët

Kukësi do të presë nesër në “Kukës Arena” Flamurtarin, me shpresën se do të rikthehet te rezultatet pozitive. Ndonëse verilindorët nuk po përjetojnë një moment të mirë, ku vijnë pas dy humbjesh radhazi, faktin që luajnë në shtëpinë e tyre pritet që ta shfrytëzojnë maksimalisht për të mos dalë të paktën pa gjë.kuli, cela, kociPërballë do të kenë një ndër ekipet më të investuara këtë edicion dhe që ka si synim ngjitjen në elitë, një fakt që i motivon më shumë për të dhënë maksimumin. Gjatë gjithë kësaj jave, trajneri Emiljano Çela është përpjekur të japë direktivat e duhura në stërvitje për të shfrytëzuar çdo mundësi që mund t’u vijë përgjatë 90-të minutave. Ajo që tekniku ka kërkuar nga skuadra është lufta për çdo top dhe grintë e lartë sportive. Kjo, si mënyra e vetme për të zeruar edhe diferencat që kanë skuadrat në kualitete.

Në fakt, Çela kërkon edhe pikët e para si teknik i bluve, ku në aventurën e shkurtër sezonin e kaluar, në tri ndeshje nuk siguroi dot asnjë pikë, ashtu si edhe ndaj Apolonisë javën e kaluar. Përballë do të ketë ish-skuadrën e tij, me të cilën nisi aventurën edicionin e kaluar në të Parën dhe në njëfarë mënyre ua njeh mentalitetin, edhe pse lojtarët nuk janë më të njëjtët, sepse janë bërë shumë ndryshime. Me Kukësin, tani do të ketë si objektiv të marrë pikët e para si trajner i kësaj skuadre.

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"