Kule dhe Troplini, dy të rinj në radhët e kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2014 | 13:05

Kule dhe Troplini, dy të rinj në radhët e kurbinasve

KuleLaçit i janë bashkuar dje në stërvitje dy lojtarë të rinj, pikërisht Andrea Kule e Rejnald Troplini, të cilët luajnë në linjën e djathtë të mbrojtjes e mesfushës. I pari do testohet te kurbinasit për disa ditë, më pas do të jetë Stavri Nica që do japë verdiktin final për të ardhmen e 23-vjeçarit beratas. Mbrojtësi po kërkon të lërë Kategorinë e Parë për Superioren, megjithatë fillimisht do i nënshtrohet provës. Ndërsa i dyti ka qenë në planet e kurbinasve edhe gjatë verës, por asokohe Teuta nuk e la të lirë, duke e konsideruar si një element të vlefshëm për skuadrën. Mirëpo këtë herë duket se nuk do të ketë pengesa, dhe me shumë mundësi Troplini do të jetë pjesë e kurbinasve për pjesën tjetër të sezonit. Por sigurisht duhet pritur fjala e fundit e stafit teknik. Sakaq, pas miqësoreve të zhvilluara në Spanjë, Laçi ka programuar të radhës në Shqipëri. Megjithatë vetëm sot pritet të mësohet edhe emri i kundërshtarit, me të cilin bardhezinjtë do të përballen të shtunën.
Vladimir Prenga

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"