Kuman kërkon triumfin në ferrin e “Allianz Arena”: E kam planin e qartë, i mundim gjermanët
Holanda e Ronald Kuman do të kërkojë të bëjë mrekullinë në “Allianz Arena” kundër Gjermanisë, ndeshje e vlefshme për raundin e 4-të në grupet e Ligës së Kombeve. Në rast të një fitore, ata do të shkonin në krye, aq me tepër ndaj rivalit të drejtpërdrejt dhe në fushën rivale. Trajneri Kuman ka folur përpara këtij ballafaqimi, duke e vendosur theksin ne disa pika të caktuar.
RIVALI – “E pritshme dhe e kuptueshme se Gjermania do të luajë për fitore, pavarësisht se ndodhet në krye të grupit dhe mund të kënaqen nga ana matematikore edhe me një pikë. Pres një ndeshje të dyluftuar nga të dyja kombëtaret. Ne do përpiqemi t’i marrim më të mirën këtij dueli, aty ku fitorja do ishte rezultati më i kënaqshëm në kampin tonë. I kam idetë e qarta se si do i përshtatemi rivalit”, tha Kuman.
BARAZIMI – “Nëse i referohemi paraqitjes së Hungarisë kundër Gjermanisë dhe në barazimin ndaj ndesh, kishim dy qasje të ndryshme. Përballë gjermanëve ata luajtën shumë lart dhe pësuan një mal me gola, kurse me ne u mbrojtën thellë, çka në krijoi vështirësi në gjetjen e hapësirave. Gjithsesi janë ndeshje që nuk kanë më histori. Koha të reflektojmë drejt takimit të sotëm.
KAPITENI – “Në të kaluarën kam pohuar se futbollisti me numër më të lartë ndeshjesh në përfaqësues do të mbajë shiritin e kapitenit kur mungon lideri, kështu do ndodh edhe sot, pas ndëshkimit me karton të kuq nga Van Dajk. Me shumë gjasa do jetë De Vraj”, vijoi trajneri i “Tulipanëve”.
ZËVENDËSUESI – “Van de Ven dhe De Ligt janë kandidatë serioze, do të shoh se kujt do t’i besohet detyra e titullarit. Na duhet të jemi shumë kompakt në prapavijë dhe për këtë kërkoj përqendrim të lartë prej mbrojtjes. Në krahun e majtë po ashtu është një dilemë më vete mes Hato dhe Matsen, por të shohim”, e mbylli Ronald Kuman.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"