Kumbarçe është për duartrokitje: Korabi bëri kampionat të mrekullueshëm, por e meritoi Erzeni
Shpend Kumbarçe, trajneri i Korabit, ka deklaruar se është i kënaqur me atë që ka dhuruar skuadra e tij, por gjithashtu edhe se Erzeni e meritonte më shumë praninë në elitë.
“Sinqerisht, falënderoj çunat për këtë kampionat të mrekullueshëm, shumë i vështirë. Kemi bërë më të mirën e mundshme tonën. Sporti është edhe fat. Normalisht do i thosha urime ekipit të Erzenit, për mendimin tim, e meritoi fitoren.
Duke njohur më së miri në detaje presidentin Mziu, jam i sigurt që do të bëjë përsëri një ekip shumë pretendues, gjithmonë me pretendime për t’u ngjitur. Duke njohur grintën e pasionin për Korabin, jam i sigurt që do të jetë shumë i fortë për vitin tjetër.
Për fatin tim të keq, ndodhi në dy play-off radhazi që nuk kemi mundur të kalojmë. Por ky ishte fati, dhamë atë që kishim mundësi të jepnim, morëm atë që merituam.
I thamë djemve ‘mos u mërzitni, ky është futbolli. Në fushë ka vetëm një fitues, jo të gjithë fitojnë’. Jemi ekipi me moshë më të re në Kategorinë e Parë, është një bosht të rinjsh që premton për të ardhmen”, tha Kumbarçe për “Oversport” pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"