Kunde kërkon falje pas hapit të gabuar të Barcelonës: Ishte faji im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2024 | 22:18

Kunde kërkon falje pas hapit të gabuar të Barcelonës: Ishte faji im

Mbrojtësi i Barcelonës, Zhyl Kunde ka marrë përsipër përgjegjësinë e barazimit 2-2 në Vigo. Francezi ishte fajtor për golin e parë të vendasve (84’).

sdfdfsfsdsfdfdsfsdfsd

“Unë nuk kam zhvilluar një ndeshje të mirë që në fillim, mungesë përqendrimi dhe, në fund, ju paguani shtrenjtë në një lojë të thjeshtë. Ne ramë dhe ata u ngritën. Ne ishim duke kryesuar 2-0 dhe kishim gjithçka në dorë, por ai gabim imi na dëmtoi.

Bëra një gabim shumë të trashë, që nuk mund të ndodhë më, ndiej shumë zhgënjim, veçanërisht me veten. Pa gabimin tim, ne do të kishim fituar pa problem”, shpjegoi Kunde pas ndeshjes kundër Seltës. Mbrojtësi saktësoi se tani duhet reagim në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"