Kupa e Shqipërisë/ Vukiçeviç nuk i kursen titullarët, Laçi “paqe” në aktin e parë ndaj Butrintit
U zhvillua në orën 13:30 në stadiumin e qytetit të Sarandës, sfida e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, mes Butrintit dhe Laçit, që përfundoi në barazim 1-1.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Ademit, teksa vendasit barazuan shifrat me Malajn. Pavarësisht se trajneri malazez, Vukiçeviç, nuk i kurseu titullarët, duke hedhur në fushë pjesën më të madhe të tyre, bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se barazim 1-1 ndaj skuadrës së Banos, teksa do të kërkojnë kualifikimin në sfidën e kthimit që luhet më 14 tetor.
BUTRINTI – LAÇI 1-1
GOLAT: Malaj 49’ / Ademi 17’
BUTRINTI: Kaloshi, Buxhelaj, Culli, Basha, Zholi, Karaj (Husi 70’), Theodori (Selimaj 79’), Gjonaj (Lala 46’), Bocaj (Rexhepi 70’), Mërkuri, Brahimaj (Malaj 46;). Trajner: Artan Bano.
LAÇI: Dajsinani, Velkoski, Veliaj, Malota (Lushkja 70’) Qato, Bytyqi, Ujka (Roganoviç 43’), Zulfiji, Ademi (Sulovari 52’) Prengaj (Zarubica 69’), Guindo (Turkaj 52’) Trajner: Dejan Vukiçeviç.
Gjyqtar: Gelsi Velçani (Patos)
Kartonë të verdhë: Karaj 67’, Mërkuri 53’ / Sulovari 65’
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"