Kupa FA u kthye në turneun e tij të preferuar, ish-sulmuesi i Shpresave tund përsëri rrjetën në kualifikimin e skuadrës angleze
Kjo fundjavë në Angli nuk ka parë të luhen vetëm ndeshjet e kampionateve, por edhe disa sfida të tureve të para të turneut më të vjetër për klube në botë, Kupës FA. Dhe si zakonisht, Armando Dobra ekzaltohet në një turne të tillë.
Ish-sulmuesi i Shpresave, i cili aktivizohet me Çesterfilld, ka ndihmuar ekipin e tij të kalonte turin në ndeshjen ndaj Horsham. I rreshtuar si gjithmonë mes titullarëve, ai shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 3-0 për ekipin e tij, pasi me një aksion individual dribloi mes kundërshtarëve për të çuar më pas topin në rrjetë në ndeshjen që u mbyll me shifrat 3-1
Kupa FA u kthye disa vite më parë në turneun e preferuar të Dobrës, pasi në sezonin 2022-2023, ai shënoi me një rregullsi të admirueshme, duke gjetur rrugën e rrjetës 5 herë në 5 raundet e para në të cilat luajti me skuadrën e Çesterfilld.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"