Kuqezi prej vëllait, amerikani Musah flet nga kombëtarja: Më mungon vetëm goli, Milani ende në garë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2024 | 23:30

Kuqezi prej vëllait, amerikani Musah flet nga kombëtarja: Më mungon vetëm goli, Milani ende në garë

Junus Musah, mesfush ori i Milanit dhe SHBA-së, ka bërë disa deklarata ekskluzive për ‘Sport Mediaset’, duke u ndalur veçanërisht tek forca e skuadrës dhe objektivat për këtë sezon. Jo vetëm kaq, sepse reflekton për golin që nuk e ka gjetur ende dhe flet për një tifoz të veçantë për të.

Yunus_Musah_AC_Milan_2023-24

Cilat janë objektivat tuaj?

Për nga natyra jam ambicioz dhe besoj në këtë grup. Kemi një ekip të fortë. Nëse mësojmë gjëra duke ngritur nivelin tonë, besoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha këtë sezon.

Çfarë mund të thoni për golin e munguar te kuqezinjtë?

Më duhet të them se është zhgënjyese që nuk kam arritur të shënoj ende. Unë jam duke punuar për të rritur shanset që kjo të ndodhë në ndeshje. Trajneri më ka dhënë besim dhe mendoj e shumë shpejt do të festoj edhe unë.

Cila është ideja që keni krijuar për Serinë A?

Kam luajtur shumë ndeshje dhe tani mund të menaxhoj më mirë kohën brenda 90 minutave të lojës. Kam më shumë përvojë në kampionat, kështu që i njoh më shumë skuadrat dhe mund t’i menaxhoj më mirë ndeshjet dhe të kontrolloj situata.

Thonë se keni vëllain milanist…

Vëllai im është tifoz i çmendur Milanit, kështu që ai gjithmonë më ka bërë të kuptoj rëndësinë e këtij ekipi edhe përpara se unë të transferohesha atje.

Si e shpjegoni nisjen e sezonit të Milanit?

Kemi pasur disa probleme, por është normale kur një grup ka të ardhur të rinj e për më tepër me një trajner i cili gjithashtu është i ri për grupin. Ka koncepte të reja, ide të ndryshe dhe mënyrë loje që ne duhet ta asimilojmë sa më shpejt.

Pas kombëtares ju pret një kalendar i vështirë…

E dimë dhe jemi të vetëdijshëm për ndeshjet. Në Itali nuk ka përballje të lehta, sidomos kur luan te Milani e të gjitha rivalet mundohen të bëjnë maksimumin për të të ndaluar. Edhe në Champions do të kemi sfida të mëdha, por do të dimë të jemi gati.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"