Kuqezinjtë në Paris 2024, sot është radha e Valiev për të lënë pas zhgënjimin me Abakarov

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 9:20

Kuqezinjtë në Paris 2024, sot është radha e Valiev për të lënë pas zhgënjimin me Abakarov

Shqipëria do të vijojë sot garat në “Paris 2024” me një tjetër sportist të ekipit të mundjes, teksa në tapet do të futet Chermen Valiev në peshat 74 kg stil i lirë.

valiev

Mundësi 25 vjeçar rus që përfaqëson Shqipërinë, dje ka njohur edhe kundërshtarin për raundin 1/8, teksa shorti e ka vendosur përballë rivalit nga Azerbajxhani, Turan Bayramov.

Bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë, që në karrierën e tij regjistron suksese si kampione bote U-23, si dhe nënkampion e dy herë medalist i bronztë i Europës.

Sesioni i sfidave të peshës 74 kg do të nisë sot në orën 11:00. Ndërkohë mundësi tjetër kuqezi, Islam Dudaev do ta njohë sot rivalin e tij në peshat 65 kg, me duelet që do të startojnë nesër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"