Kurtua mendon 7 trofetë me Realin: Nuk e di nëse ia dalim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2024 | 16:20

Kurtua mendon 7 trofetë me Realin: Nuk e di nëse ia dalim

Portieri i Realit të Madridit, Tibo Kurtua, u tregua edhe njëherë tjetër vendimtar me pritje të shkëlqyera kundër Atalantës. Ai u shfaq i lumtur që e nisi sezonin me suksesin në Superkupën e Europës dhe siguroi se ekipi do të luftojë për të shtatë trofetë për të cilët do të garojë këtë sezon.KURTUA“Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Do të tentojmë t’i fitojmë të gjithë trofetë ku garojmë. Nuk e di nëse është e mundur të fitojmë shtatë tituj, ka shumë ndeshje. Më pas Kupa përkon me Ligën e Kampionëve, ka ndeshje kombëtaresh për shumë shokë të ekipit dhe nuk e dimë se sa larg do të shkojmë nëse mund t’i fitojmë të shtatë trofetë apo jo. Shpresojmë ta bëjmë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"