“Ky derbi me numrin më të ulët të tifozëve”, Olsi Rama: Unë trembem sepse…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 23:40

“Ky derbi me numrin më të ulët të tifozëve”, Olsi Rama: Unë trembem sepse…  

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, mbeti i zhgënjyer nga pjesëmarrja e tifozëve në derbin mes Partizanit dhe Tiranës të zhvilluar ditën e shtunë në “Air Albania”.

olsi rama

Sipas tij, ky ka qenë derbi me numrin më të ulët të tifozëve që kur është ndërtuar “Air Albania”. Gjithashtu Rama shpreh shqetësimin se në derbet e tjerë mund të ketë edhe më pak tifozë.  

“Ka qenë derbi me numrin më të ulët të tifozëve, që kur është ndërtuar “Air Albania” dhe unë trembem sepse derbi tjetër do të ketë edhe më pak tifozë. Po shikoj një tendencë të largimit të tifozëve nga futbolli”, u shpreh Olsi Rama për “Rubrikën Sportive” në RTSH.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"