“Ky Partizan më i lehtë se në derbet e tjera”, kapiteni Mici: Po zhvillojmë lojëra të mira, por na mungojnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 22:39

“Ky Partizan më i lehtë se në derbet e tjera”, kapiteni Mici: Po zhvillojmë lojëra të mira, por na mungojnë pikët

Gledi Mici, ishte kapiteni i Tiranës, në derbin ndaj Partizanit që u mbyll në barazim pa gola. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mbrojtësi fierak u shpreh: 

bandicam 2024-09-21 22-32-13-928 

“Kapiten është Përgjoni, unë jam zëvendës, deri sa ai të kthehet. Mbrojtja me 3 me përshtatet, kam dëshirë të eci me topin. Ndihem komod, po zhvillojmë lojëra të mira, por na mungojnë pikët. Në futboll pikët kanë më shumë rëndësi. 

Edhe kritikat edhe fjalët e mira, unë gjithmonë i dëgjoj. Dihet që derbi ndahet nga një detaj. Duhet të ishim të kujdesshëm në anën difensive, prandaj isha më i limituar përpara. Nga një mos mbyllje apo mos përqendrim ndëshkohesh. E kishim përgatitur ndeshjen për presing lart dhe të fitonim topat e dytë. E kishim përgatitur shumë mirë. 

Derbit gjithmonë i kemi pritur të vështira. Sot Partizani na u duk më i lehtë se derbet e tjera”, deklaroi Mici për emisionin “Super Gol” në RTSH Sport.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"