La Erzenin pas tri viteve, mbrojtësi 25-vjeçar pritet që të rikthehet te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2024 | 18:11

La Erzenin pas tri viteve, mbrojtësi 25-vjeçar pritet që të rikthehet te Skënderbeu

Erzeni, me rrjedhën që ka marrë, po shkon drejt boshatisjes së plotë. Futbollisti nga Maliqi, Anteo Osmanllari, ka njoftuar së fundmi largimin nga Erzeni. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, 25-vjeçari shkruan:

osmanllari

“Me këtë postim doja t’ju njoftoja se pas tri viteve me Erzenin, kontrata ime ka përfunduarSi lojtari më i vjetër në ekip, kam pasur privilegjin të përjetoj shumë momente të veçanta. Dashuria dhe mbështetja e tifozëve të zjarrtë ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi. Kam luajtur me zemër dhe kam dhënë maksimumin për këtë fanellë. Faleminderit të gjithë tifozëve shijakas për mbështetjen dhe dashurinë tuaj. Ju jam pafundësisht mirënjohës. Faleminderit familja e madhe Erzeni”. E ardhmja e mbrojtësit të krahut të djathtë pritet të shihet me vëmendje. Skënderbeu vijon të jetë i fokusuar te merkato me qëllim plotësimin e ekipit për sezonin e ri.

 

Korçarët po kontaktojnë elementët që kanë përzgjedhur për ekipin e edicionit të ardhshëm. I tillë është rasti i Anteo Osmanllarit, që ka mbyllur bashkëpunimin me Erzenin dhe për momentin është një lojtar i lirë në këtë periudhë transferimesh. I dalë nga moshat e Skënderbeut dhe eksperiencë të pasur në vitet e fundit në Superiore, Osmanllari është një lojtar që duket se i shkon përshtat profilit të lojës së Ivan Gvozdenoviç. Pasi nuk arritën të siguronin shërbimet e lojtarit në merkaton e kaluar, ku Erzeni e konsideronte një pikë të rëndësishme për ekipin e vet, tani duket se është momenti i duhur për të mbyllur këtë transferim.

osmanllari

LLAZI SARO- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"