La Liga, dritëhijet e merkatos së verës dhe zhgënjimi Mbape
Sezoni i ri në La Liga premtoi një hegjemo ni të re për shkak të numrit të yjeve që mbërritën në klube të ndryshme të elitës së futbollit spanjoll. Mirëpo, pasi është konsumuar 1/3-ta e parë e kampionatit spanjoll, ka pasur dritëhije në lidhje me afrimet e reja që kanë zbarkuar në Spanjë. Një nga klubet që ka rinovuar më së shumti skuadrën, sidomos në pjesën sulmuese, ka qenë Atletiko e Madridit.
Në rastin e “colchoneros”, ata janë kokë e bisht me përvojë. Afrimet e Julian Alvarez dhe Sorlot në krye kanë ndjekur rrugë krejtësisht të ndryshme… edhe pse ato mblidhen në të njëjtat numra. Sulmuesi norvegjez (Sorlot) e nisi sezonin me një gol ndaj Vijarrealit, por pak nga pak kontributi i tij është zbehur, duke krijuar dyshime te tifozët. Nga ana tjetër, “Merimanga” (Alvarez) pati një fillim të vështirë me katër ndeshje pa shënuar, por niveli i tij është rritur deri në katër gola dhe një asistim në kampionatin spanjoll.
Njëkohësisht edhe roli i Konor Gallager ka pasur ulje-ngritje, duke alternuar interpretimet e mira me të tjerë ku ka kaluar pa u vënë re. Te Reali i Madridit, nënshkrimi i verës ishte Kilië Mbape, i cili mbërriti me statusin e super yllit. Megjithatë, performanca e francezit dhe shifrat e tij nuk shkojnë paralelisht. Pavarësisht se është një nga lojtarët më aktivë të klubit merengue, ai ka shënuar vetëm një gol dhe një asist në shtatë ndeshjet e fundit. Francezi ka shfaqur në fushë një lloj bllokimi mendor para portës që ka nxitur vazhdimisht inkurajimin e tifozëve të tij për të përmbysur situatën.
BARCELONA – Në polin e kundërt është Barcelona, për të cilën çdo gjë po shkon mirë këtë sezon. Nënshkrimet nuk do të ishin më të pakta. Më i famshmi ishte ai i Dani Olmos, i cili mbërriti nga dera e përparme në “Can Barça”. Pavarësisht se ka munguar për një muaj për shkak të dëmtimit, mesfushori spanjoll ka shifra shumë të mira në sezonin e tij të parë si blaugrana. Në gjashtë ndeshje në La Liga, ai ka shënuar pesë gola, duke luajtur një rol themelor si mesfushor. Sabastien Haller zbarkoi te Leganes si një nga blerjet më emocionuese në ligë në minutën e fundit të tregut të transferimeve.
Tifozët ëndërronin për një paraqitje të shkëlqyer nga ish-sulmuesi i Ajaksit, Dortmundit apo Uest Hamit. Deri më tani, performanca e tij ka qenë modeste. Ai ka luajtur 7 ndeshje në ligën spanjolle, por nuk ka arritur të shënojë apo asistojë. Edhe pse lojtari ka performuar nën pritshmëritë për sa i përket statistikave, prania e tij në skuadër ofron përvojë dhe lidership, diçka që Leganes shpreson ta përfitojë në ndeshjet e ardhshme.
Një tjetër nga surprizat e mëdha që la merkaton ishte transferimi i Hames Rodrigez te Vajekano. Kolumbiani gjithsesi nuk ka mundur të shijojë të gjitha minutat që do të dëshironte pavarësisht pritshmërisë që kishte bërë të.
Ai ka luajtur vetëm në katër ndeshje, duke grumbulluar më pak se 100 minuta gjithsej. Trajneri Injigo Perez ka shpjeguar se Hames kishte nevojë për kohë për t’u përshtatur fizikisht për shkak të pasivitetit të tij të mëparshëm dhe sfidave të futbollit evropian. Pas 13 javësh të luajtura, nënshkrimet e profilit të lartë në ligën spanjolle po marrin rrugë të ndryshme në klubet e tyre përkatëse. Megjithatë, si një shënim i përgjithshëm, realiteti është se me përjashtime si Dani Olmo, ata e kanë të vështirë të ndezin.
Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"