Postuar: Dhjetor 27, 2024 | 12:34
La Liga fiton çështjen, gjykata vendos kundër Barcelonës dhe i hap telashe katalanasve
Gjykata ka vendosur kundër Barcelonës për çështjen e Dani Olmos. Klubi blaugranas raportohet se nuk ka fituar të drejtën për të regjistruar mesfushorin e afruar në verë, ndërsa ishte në gjyq me La Ligën.
Klubi megjithatë nuk do të ndalet me kaq. Ata prisnin që vendimi të ishte në favor për regjistrimin e Olmos, por asgjë nuk rezultoi kështu.
Tashmë pritet një apelim për vendimin. Barcelona ka kohë deri më 31 dhjetor për ta regjistruar lojtarin spanjoll, në të kundërt do të ishte një humbje e madhe.
E njëjta gjë ndodhi me Barcelonën dhe pas afrimit të Olmos. Regjistrimi i tij u arrit në limite për shkak të problemeve financiare qe kanë me rregullat e “fair play”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"