Laçi është gjithnjë i vështirë, por te Teuta kërkojnë tre pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 16:58

Laçi është gjithnjë i vështirë, por te Teuta kërkojnë tre pikët

Teuta do të luajë në transfertë përballë Laçit ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të “Abissnet Superiore”. Një ndeshje mjaft interesante mes dy ekipeve, ku objektivat i kanë të njëjta. Teuta do të shkojë për tri pikë, duke pasur parasysh që nuk fiton prej 2 ndeshjesh radhazi në Superiore. Megjithatë, Teuta mund t’ia besojë këtë ndeshje Edi Martinit.

teuta

GJENDJA E GRUPIT – Teuta dhe Laçi është një nga duelet më interesante që do të luhet për javën e 7-të. Një përballje që do të zhvillohet ditën e shtunë, duke nisur që nga ora 16:00. Një duel i fortë mund të konsiderohet, pasi durrsakët dhe kurbinasit prej vitesh i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar, teksa këtë herë blutë luajnë për fitore. Teuta për këtë takim që është tejet i rëndësishëm do të jetë e plotë. Edi Martini do të ketë luksin e zgjedhjeve të më të mirëve për duelin me korçarët.

Për fatin e mirë të tij përveç Jazxhi, të pezulluar nuk do të ketë asnjë mungesë dhe ka të gatshëm të gjithë grupin e futbollistëve. Gjithashtu blutë dhe pse barazuan me Dinamon, këto ditë janë në një moment të mirë dhe kjo ka shtuar dozat e entuziazmit në Durrës dhe motivimi është i lartë për t’u rikthyer me serinë e rezultateve pozitive.

FITORJA – Trajneri i Teutës, Edi Martini, në takimin që ka pasur me lojtarët më seancës e radhës stërvitore, ka biseduar me ekipin për të vlerësuar në maksimum këtë ndeshje ndaj korçarëve, që ka një grup shumë të mirë lojtarësh që mund t’i hapë punë Teutës. Të gjithë lojtarët e kanë në mendje që nuk duhet asnjë nënvlerësim në këtë ndeshje, dhe duhet të tregojnë se kanë potencial dhe janë në gjendje të bëjmë shumë.

Kjo duhet treguar që në takimin e radhës ndaj Laçit, ndeshje të cilën e duhet ta fitojnë. Tri pikët janë objektivi kryesor, ndërsa më pas të jenë të qetë për vazhdimësinë. Teuta vjen pas barazimit ndaj Dinamos dhe tashmë kanë një tjetër përballje delikate ndaj kurbinasve, ku duhet të bëjë një sforco për fitore.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"