Laçi godet në merkato, kurbinasit prezantojnë ish-mesfushorin shqiptar të Rizesporit që vlente 1.2 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 23:14

Laçi godet në merkato, kurbinasit prezantojnë ish-mesfushorin shqiptar të Rizesporit që vlente 1.2 milionë euro

Laçi godet në merkato! Klubi kurbinas ka prezantuar mbrëmjen e sotme mesfushorin Enriko Papa, i cili ka veshur fanellën bardhezi. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kurbinas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.  

papa

Një goditje e merkatos së verës kjo e kurbinasve që afrojnë një lojtar të afirmuar të futbollit shqiptar. Mesfushori 31-vjeçar rikthehet në Shqipëri pas aventurave disa-vjeçare në Rumani e Turqi me Botosani, Sepsi e Rizespor. 


View this post on Instagram

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Në të kaluarën Papa ka veshur fanellat e Apolonisë, Tomorit, Butrintit, Bylisit, Tiranës, Teutës e Lushnjës.  

Ngelet për t’u parë se cila do të jetë gjendja e mesfushorit, i cili prej 31 gushtit të vitit të kaluar ka qenë pa skuadër, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Rizesporin.

Vlera më e lartë e Papës sipas “Transfermarkt” ka qenë 1.2 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"