Postuar: Nëntor 21, 2024 | 14:23
Laçi në formë, trajneri Moriero do vazhdimësinë kundër Partizanit
Laçi po kalon një moment të mirë në kampionat që prej emërimit në krye të pankinës të italianit Françesko Moriero.Edhe pse kurbinasit kanë grumbulluar vetëm 12 pikë në 13 ndeshje të luajtura, ajo që shton besimin është stabiliteti në rezultate i skuadrës në pesë ndeshjet e fundit. Laçi ka mundur Vllazninë dhe Egnatian me Morieron në stol, ndërsa ka barazuar me Tiranën, Bylisin dhe Elbasanin.
Të dielën kurbinasit kanë një transfertë delikate kundër Partizanit në transfertë. Me të kuqtë në fazën e parë kanë barazuar 1-1, në një ndeshje të tensionuar në Laç. Moriero pret që tashmë skuadra të ketë vazhdimësi dhe pse jo të dalë me pikët e plotë nga “Arena e Demave”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"