Laçi, në Korçë për të arritur fitoren e parë këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 9:55

Laçi, në Korçë për të arritur fitoren e parë këtë sezon

Renditja nuk është në favor të Laçit, me kurbinasit që ndodhen në fundin e renditjes me vetëm 3 pikë dhe pa një fitore ende në këto pesë javë të para të kampionatit.LACIBardhezinjtë kanë barazuar tri herë në shtëpi me Tiranën, Bylisin dhe Partizanin, ndërkohë janë mposhtur me Egnatian dhe Af Elbasanin. Në kërkim të fitores së parë, sot Laçi do të udhëtojë drejt Korçës, aty ku do të përballet me Skënderbeun vendës.

Në këtë takim, Armando Cungu me shumë mundësi nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë, Myrta dhe Traore. Të dy futbollistët braktisën fushën të dëmtuar në ndeshjen me Partizanin dhe pritet të mungojnë në transfertën e Korçës. Gjithashtu për tu kujtuar është problemi që vijon me Mario Bajramajan, i cili hasi disa probleme jashtë fushe dhe do të vijojë të mungojë për kurbiansit.GFHJPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"