Laçi nuk ka më justifikime, të gjitha “bateritë” për të mundur Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 9:23

Laçi nuk ka më justifikime, të gjitha “bateritë” për të mundur Teutën

Tentativa e radhës e Laçit për fitoren e parë në kampionat është sot, në ndeshjen me Teutën. Kurbinasit nuk kanë çfarë të humbasin dhe sot do të shkarkojnë të gjitha “bateritë” për të marrë trepikëshin e parë, që do të shërbente si “oksigjen” për ta në këtë moment delikat, edhe pse jemi ende në javën e shtatë.

Laci

Laçi bëri një ndeshje të mirë në Korçë me Skënderbeun, ku u mund mes polemikash për gjykimin. Trajneri Armando Cungu madje la të kuptohej se do të largohej nga drejtimi i skuadrës, por më pas ai pranoi të vazhdonte punën. Atij dhe skuadrës i bën punë vetëm fitorja në ndeshjen e sotme, për të shpresuar për t’iu larguar fundit të tabelës.

Trajneri shkodran shpreson që këtë herë loja e të tijve të shpërblehet me pikë maksimale, në të kundërt do të komplikohej më shumë dhe vetë trajneri ndoshta do të largohej përfundimisht nga stoli i kurbinasve. Laçi pritet të zbresë në fushë me formacionin më të mirë, por pa tifozë pasi fusha është dënuar nga Disiplina pas incidenteve të fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"