ZYRTARE/ Nuk është Guardiola, zbulohet trajneri që do të marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 11:27

ZYRTARE/ Nuk është Guardiola, zbulohet trajneri që do të marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë

Trajneri i Anglisë është zyrtarisht Tomas Tuhel.

tuhel

Ai do të marrë drejtimin e “Tre Luanëve” në fillim të vitit 2025-të, që në 1 janar pasi ka firmosur një kontratë 18-mujore. Lajmi u bë i ditur nga vetë federata angleze përmes një postimi në rrjetet sociale.

Tuhel ka qenë pa punë që nga maji, kur u largua nga Bajerni i Mynihut dhe federata përshpejtoi kërkimin për një pasardhës të Garet Sauthgejtit në ditët e fundit, pas humbjes së Ligës së Kombeve ndaj Greqisë dhe mesazheve konfuze të menaxherit të përkohshëm Li Karslej për të ardhmen e tij. Ndërsa kishte një studim fillestar të terrenit për të bërë një ofertë për Pep Guardiolën, aktualisht nuk mendohej të ishte një kandidat i mundshëm.

Tuhel pritet të prezantohet që sot në një konferencë në mesditë dhe rroga që pritet të përfitojë do jetë diku 4.5-5 milionë paund në vit.  Ai është trajneri i tretë jo-anglez i ekipit të meshkujve të Anglisë, pas Sven-Goran Eriksonit dhe Fabio Kapelos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"