Postuar: Shtator 28, 2024 | 19:37
Lajm i hidhur për futbollistin e Kombëtares shqiptare, mbrojtësi humb njeriun e shtrenjtë
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku ka humbur nga jeta nënën e tij. Për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ai i shpreh ngushëllimet mbrojtësit dhe familjarëve të tij.
Postimi i plotë
Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së futbollistit të Kombëtares sonë, Kastriot Dermakut. Në një moment të vështirë si ky për Kastriotin dhe familjen e tij, dëshiroj t’u përcjell ngushëllimet e mia dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit për humbjen e njeriut të tyre të dashur. U prehtë në paqe!
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"