Lajm i keq për Barcelonën, ylli spanjoll do të qëndrojë për shumë kohë jashtë fushave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 22:21

Lajm i keq për Barcelonën, ylli spanjoll do të qëndrojë për shumë kohë jashtë fushave

Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 4 deri në 5 javë pas një dëmtimi që pësoi ndeshjen e mbrëmshme.

oolmo

Ky lajm është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Është një goditje e vërtetë për Olmon dhe Barcelonën pasi futbollisti kishte bërë një nisje të shkëlqyeshme duke shënuar tre gola në po aq ndeshje.

Ai tani do të mungojë në ndeshjet kundër Vijareal, Getafe, Osasuna, Alavesh dhe Sevija në La Liga dhe gjithashtu ka të ngjarë të jetë një dyshim për “El Clasico” e parë të dielën, 27 tetor. Olmo do të humbasë gjithashtu ndeshjet e Championsit kundër Monakos, Joung Bojs dhe ndoshta edhe Bajern Munihut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"