Lajm i keq për Hysajn, mbrojtësi i Kombëtares nuk përfshihet në listën e trajnerit të Lacios për ndeshjet e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 21:28

Lajm i keq për Hysajn, mbrojtësi i Kombëtares nuk përfshihet në listën e trajnerit të Lacios për ndeshjet e…

Elseid Hysaj i është bashkuar Kombëtares shqiptare në grumbullimin e shtatorit për ndeshjet e Ligës së Kombeve si një futbollist i Lacios. 

hysaj

Por në fakt, Hysaj është vetëm në “letër” i tillë, pasi efektivisht, klubi nuk do ta aktivizojë në Serinë A.

Përveç kësaj ai nuk është zgjedhur nga trajneri Marko Baroni për të luajtur me bardhekaltërit edhe në Ligën e Europës.

Hysaj mund të përfshihet nga trajneri vetëm për çështje emergjencash që kanë të bëjnë me dëmtimet afatgjata të lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"