Lajm i mirë për futbollin e Kavajës, më në fund Besa do të bëhet me stadium të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 22:00

Lajm i mirë për futbollin e Kavajës, më në fund Besa do të bëhet me stadium të ri

Besa i ka bërë një nisje pozitive sezonit të ri, pasi në tri javët e para njeh vetëm fitore. Por sot një tjetër lajm i mirë ka ardhur për futbolldashësit e qytetit të Kavajës.

stadiumi i beses

Dihet që prej vites klubi i futbollit vuan mungesën e infrastrukturës, pasi stadiumi i qytetit ka degraduar plotësisht. Mesa duket kryebashkiaku Fisnik Qosja po e mban premtimin e dhënë, ku pat deklaruar se në shtator nis puna për rindërtimin e stadiumit, në mënyrë që skuadra kur të kthehet në Superiore të ketë edhe shtëpinë e saj gati.

Sot ka nisur zyrtarisht prishja e stadiumit të vjetër, që i hap radhën ndërtimit të impiantit të ri, duke bërë që Besa e futbollit të kthehet te lavdia e emrit që mbart.

Stadiumi i Beses

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"