Lajm i mirë për Vllazninë, Kahrimanoviç pranë kthimit në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2024 | 9:12

Lajm i mirë për Vllazninë, Kahrimanoviç pranë kthimit në fushë

Vllaznia po përgatitet për ndeshjen e radhës me Bylisin, që luhet të dielën në Shkodër. Në seancën e djeshme ekipit i është bashkuar edhe një lojtar tjetër, mesfushori Amir Karimanoviç, i cili ka lënë pas dëmtimin.

kahrimanovic

Kroati ka munguar në pesë ndeshjet e deritanishme dhe me rikthimin e tij trajneri Brdariç do të ketë një alternativë më shumë. Kujtojmë që Kahrimanoviç është një nga blerjet më të rëndësishme të klubit në merkaton e verës. Ai pritet t’i japë më shumë fantazi Vllaznisë në manovrën sulmuese, pasi është një lojtar më aftësi të mira teknike.

Mesfushori është bashkuar me grupin në stërvitje, por mbetet të shihet, nëse do të grumbullohet për ndeshjen e së dielës, apo jo. E rëndësishme është që shumë shpejt do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për Vllazninë. Atmosfera në kampin shkodran është shumë e mirë, pasi Vllaznia kryeson renditjen bashkë me Egnatian.

Situata pozitive pritet që të shfrytëzohet edhe në ndeshjen me Bylisin për të siguruar fitoren e radhës, që do të konsolidonte pozitat në kreun e renditjes, duke përfituar ndoshta edhe nga ndonjë ndalesë e rivalëve.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"