Lajm i trishtë/ Mirlind Daku humb njeriun e zemrës: Ishalla të kam bërë krenar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2024 | 22:11

Lajm i trishtë/ Mirlind Daku humb njeriun e zemrës: Ishalla të kam bërë krenar…

Një lajm i trishtë vjen nga familja e Mirlind Dakut teksa daja i sulmuesit është ndarë nga jeta. Është vetë Mirlindi që bën të ditur lajmin teksa shkruan disa rreshta emocionues në faqen e tij zyrtare.

Daku

“Faleminderit qe na rrite me shume dashni. Deri ne momentin e fundit nuk u ndale duke me perkrahur. Ishalla sado pak te kam bo krenar. Prehu ne paqe daja jem. Te kam dasht dhe do te dua gjithmone”, shkruan Daku.

Mirlind2

Një moment i vështirë për futbollistin e Kombëtares i cili nuk është pjesë e këtij grumbullimi për shkak pezullimi dhe dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"