Lajm i trishtë te Kaljari, ish-lojtari gjendet i vdekur me plagë të madhe në kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2024 | 14:07

Lajm i trishtë te Kaljari, ish-lojtari gjendet i vdekur me plagë të madhe në kokë

Ish-lojtari i Kaljarit, Andrea Kapone, është gjetur pa shenja jete në moshën 43-vjeçare këtë mëngjes në qytetin e Kaljarit. Është vënë re një plagë e madhe në kokë, që tregon se ka qenë viktimë e një aksidenti, ndoshta një rënie me pasojë fatale për jetën.

Andrea Kapone

Organet përkatëse po punojnë aktualisht për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa kanë mundur vetëm të tregojnë për vdekjen e tij fillimisht.

43-vjeçari ishte një mesfushor në karrierën e tij. Gjithçka e nisi me Kaljarin, teksa veshi po ashtu fanellën e Sorës, Trevisos, Grosetos, Vicencas dhe Salernitanas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"