Protesta për gol të anuluar, ndërpritet kryendeshja e Kategorisë së Dytë
Ndeshja mes Ilirisë dhe Luzit e vlefshme për Kategorinë e Dytë është ndërprerë në minutën e 95-të, kur rezultati shënonte 1 me 1.
Kryesori Ditmir Grimci vendosi të ndërpresë takimin në stadiumin “Redi Maloku”, pas protestave të Ilirisë vendase për një gol të anuluar. Bledar Likaj shënoi në minutën e 88-të dhe gjithçka nuk u konsiderua e rregull për pozicion jashtë loje. Shtatë minuta pasuan me ndërprerje për shkak dhe të protestave të fuqishme që dërguan në ndërprerje.
Ky takim vlen për javën e gjashtë të Grupit A në Kategorinë e Parë. Një sfidë kjo që konsiderohet dhe kryendeshja e javës sepse Iliria që pretendon ngjitjen përballet me Luzin kryesues.
Golin e parë të takimit ndërkohë në Fushë Krujë e shënoi Iliria me Qehajan në minutën e 51-të. Miqtë reaguan 12 minuta më vonë me Jakubun.
VIDEO nga Abdulla Dushku
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"