Largimi i trajnerit ishte paralajmëruar, në Kosovë zbardhin “ftohjen” Ballkani-Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2024 | 22:19

Largimi i trajnerit ishte paralajmëruar, në Kosovë zbardhin “ftohjen” Ballkani-Daja

Largimi i Ilir Dajës nga Ballkani ka marrë një vëmendje të madhe në Kosovë dhe shtypi vazhdon të shkruajë për këtë temë. “Klankosova.tv” është munduar të sjellë gjithë kronologjinë e ngjarjeve që sollën “ftohjen” mes trajnerit tiranas dje klubit nga Suhareka.dajaNë artikull, pasi përmendet gjithçka që trajneri bëri, duke e çuar Ballkanin në maja, evidentohet fakti se largimi i Dajës ishte paralajmëruar nga largimi i shumë titullarëve në të njëjtën kohë nga skuadra.

ARTIKULLI – “Skuadra nga Suhareka, e udhëhequr nga Ilir Daja, datën 25 gusht të vitit 2022 u futi në analet historike, duke u bërë klubi i parë që nga ekzistenca e futbollit të Kosovës që kualifikohet në finalet e një kompeticioni europian, si Liga e konferencës. Ky sukses bëri që shumë media ndërkombëtare të shkruanin për këtë skuadër, që po ‘mahniste’ me futbollin e aplikuar dhe një pjesë e konsiderueshme e “fajit” po i atribuohej pikërisht strategut nga Tirana. Ballkani shfaqi ndeshje të forta në grupet e UECL-së. “Vallja” e transferimeve po fillonte me Ermal Krasniqin, i cili do të nënshkruante me 8 herë kampionin e Rumanisë, CFR Cluj. Ballkani tashmë u kthye në një “revolucion” të futbollit kosovar, pasi po fitonte edhe pse skuadra po “dobësohej” nga largimet. Albion Rrahmani u transferua te Rapidi i Rumanisë, Meriton Korenica në Turqi te Manisaspor.

Pavarësisht kësaj, për të dytin vit me radhë ekipi suharekas la gjurmë në Ligën e Konferencës. Ilir Daja me Ballkanin ishin adresa e plot mediave të kontinentit, të cilët po krijonin reportazhe për këtë sensacion. Ballkani me Dajën për të tretin vit radhazi po e dominonte futbollin e Kosovës, duke u shpallur sërish kampion. Lumbardh Dellova, Edvin Kuç, Armend Thaqi, Lorenc Trashi e Nazmi Gripshi u transferuan jashtë Kosovës së fundi, drejtuesit e klubit u munduan të reagojnë shpejt, por ky riformatim bëri që Ballkani mos të ishte në nivelin që ishin mësuar të jenë. Eliminimi nga Liga e Kampionëve prej Santa Coloma e më pas nga Liga e Konferencës prej FC Larne trazoi ujërat në Suharekë.

Daja nuk ishte i kënaqur me ndryshimet drastike në përbërje, kurse drejtuesit ishin të “trishtuar” nga mossigurimi i Play-Off-it të Ligës së Konferencës. Rruga e këtij bashkëpunimi vërehej që kishte një fund të afërt, edhe pse ‘profesori’ po e drejtonte ende skuadrën. Daja ishte bindur paraprakisht që më nuk ka se çfarë t’i ofrojë këtij klubi. Fundi i gushtit e determinoi faktin se trajneri nuk ishte më i plotësuar në Suharekë. I “ftohtë” ishte edhe postimi falënderues që skuadra nga Suhareka ia bëri trajnerit, me të cilin fitoi gjithçka, ndryshe prej herëve të kaluara, kur i referoheshin me terme ‘glorifikuese'”, shkruhet mes të tjerash në artikull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"