Largohet pa ardhur mirë, mesfushori shpall “divorcin” me Pogradecin dhe kthehet në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2025 | 19:31

Largohet pa ardhur mirë, mesfushori shpall “divorcin” me Pogradecin dhe kthehet në Gjermani

Pogradeci e nisi me vrull merkaton e dimrit, ku klubi zyrtarizoi 6 afrime. Rei Zaimi, Kevi Berberi, Silvio Vokrri, Vangjel Zguro, Marin Staniç dhe Ildian Shyti ishin lojtarët e afruar.

shyti pogradeci

Nga këta, vetëm njëri prej tyre nuk ka debutuar dhe pikërisht bëhet fjalë për mesfushorin Shyti. “Panorama Sport” ka mësuar se 32-vjeçari është tërhequr nga kjo aventure me skuadrën e vendlindjes. Lajmin në fjalë e konfirmoi vetë lojtari, i cili për gazetën tregoi arsyet.

“Nuk jam më pjesë e  Pogradecit dhe ky vendim erdhi për arsye personale, ku më duhet që të rikthehem sërish në Gjermani. I uroj suksese skuadrës pogradecare”, u shpreh Shyti për “Panorama Sport”. Ndërkohë, skuadra liqenore po bëhet gati për ndeshjen e së shtunës me Valbonën, që e luan në Tropojë.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"