Lautaro barazon Adrianon, Leao në gjurmët e Ibrës/ Zbuloni dy statistikat interesante të mbrëmjes së sotme
Interi mposhti minimalisht 0-1 Spartën e Pragës, falë golit të shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e 12-të.
Ky ishte goli i 14-të për kapitenin e skuadrës zikaltër në Champions, duke barazuar kështu Adrianon si golashënuesin më të mirë të Interit në këtë kompeticion.
14 – Lautaro Martínez scored his 14th goal in #UCL , joining Adriano as Inter’s best scorer in the competition. Top.#SpartaPragaInter pic.twitter.com/2eA7affn70
— OptaPaolo (@OptaPaolo) January 22, 2025
Ndërkohë në duelin tjetër, goli i Leaos i dhuroi Milanit fitoren ndaj Zhironës. Ky ishte goli i tretë radhazi në Champions për portugezin, i cili është duke ecur në gjurmët e Ibrës, i cili ka realizuar 5 herë radhazi në këtë kompeticion midis viteve 2011 dhe 2012.
3 – Before Rafael Leão, the last #ACMilan player to score in three successive #UCL matches was Zlatan Ibrahimovic: five in a row, between 2011 and 2012. Thread.#MilanGirona
— OptaPaolo (@OptaPaolo) January 22, 2025
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"