Lautaro e nis nga fillimi, luan Taremi. Si pritet të rreshtohet Interi në Champions
Menaxhim forcash dhe moral. Interi dhe Simone Inzagi e kanë luksin që të kenë lojtarë të freskët dhe pa minuta në këmbë për duelin kundër Lajpcigut në Ligën e Kampionëve.
Ndonjë lëvizje do të jetë e detyruar si mungesa e Açerbit, i cili ka kryer ekzaminimet ditën e djeshme dhe ka rezultuar me një zgjatje në muskul. Kjo bën që të humbasë sfidën me Lajpcigun dhe të jetë në dyshim për atë të fundjavës.
De Vraj do të luajë në vendin e tij. Pavar pritet që të rikthehet titullar në mbrojtje dhe Bastoni gjithashtu nuk do të pushojë. Përpara mbrojtjes me shumë mundësi Çalhanoglu do të marrë çelësat, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë sërish Asllani.
Nga krahët e tij më të spostuar Barela dhe Zielinski, ndërsa nga krahët Dimarko dhe Dumfris. Lautaro Martinez do të jetë titullar në sulm dhe përkrah tij mund të jetë Taremi. Iraniani është në balotazh me Turamin që po kalon një formë të mirë. Trajneri tha se do të vendosë ditën e sotme për formacionin.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"