Lautaro Martinez në krizë, e pranon edhe para Vierit: Nuk po ia dal dot Bobo!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 22:23

Lautaro Martinez në krizë, e pranon edhe para Vierit: Nuk po ia dal dot Bobo!

Humbja në derbi ka qenë një goditje e rëndë për Interin dhe kapiteni i zikaltërve, Lautaro Martinez, ka qenë ndër të parët që ka dalë para mediave për të marrë përgjegjësitë. Sulmuesi argjentinas po përballet me një krizë të pazakontë, pasi ka harruar si shënohet dhe nuk ka qenë vendimtar para portës në këtë takim, por edhe në ndeshjet e mëparshme.

MixCollage-23-Sep-2024-06-23-PM-2288

Këtë ai e pranoi hapur para kamerave të “DAZN” pas ndeshjes, teksa po bashkëbisedonte me gazetaren Xhorxhia Rosi dhe Kristian Vierin. Gazetarja u mundua ta ngushëllonte pak për këtë situatë me humor, duke i kujtuar se nëse do të kishte shënuar, do të kalonte pikërisht Vierin në renditjen e golashënuesve të historisë së Interit, meqë janë të dy në kuotën 103.

“Le të themi që nuk ke dashur ta kalosh, meqë jeni barazim”, tha ajo. Por Lautaro vendosi duart në fytyrë, si për të treguar se sa moment i vështirë është ky për të. “E kam të vështirë, nuk po ia dal dot Bobo!”, tha ai. Vieri ndërhyri menjëherë. “Po ai është i zoti, do të shihni që do të shënojë 200 gola”. Lautaro shtoi më pas: “Duhet të mbyll gojën dhe të punoj, edhe dyfishin e deritanishëm për të rritur nivelin tim”, teksa mbylli këtë intervistë për televizionin italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"