Lautaro më në fund parakaloi Vierin, tani vë në shënjestër Mauro Ikardin
Lautaro Martinez i ka dhënë fund thatësirës së golit dhe rikthehet të jetë vendimtar. Dopieta e “Toros” në Udine ringre Interin në tabelën e klasifikimit, por edhe në planin moral.
Me dopietën e ditës së diel, kapiteni zikaltër është bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola në transfertë që nga sezoni 2018-2019 kur ai ka bërë debutimin me zikaltrit. Por nuk përfundon këtu, sepse tani janë 105 gola të realizuar me fanellën e Interit në Serinë A.
Kapiteni i Interit ka parakaluar Bobo Vierin dhe tani ka si objektiv Mauro Ikardin që me 111 gola mban vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit për golashënuesit e Interit në të gjitha kohërat në kampionat.
Argjentinasi është shndërruar në një lider për skuadrën e Interit në vitet e fundit dhe për këtë arsye rinovoi kontratën deri në vitin 2029 me skuadrën zikaltër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"