Leao tentoi të kthehej në fushë, mjeku i shmangu dëmtimin fatal
Edicioni i djeshëm i “Corriere della Sera” ka zbuluar një prapaskenë për Rafael Leao dhe dëmtimin e tij të pësuar në ndeshjen kundër Veronës.Me sa duket sulmuesi portugez, i cili pësoi një zgjatje të muskulit të kofshës ka tentuar të kthehej në fushë pasi dhimbja që kishte nisur të ndjente ishte e lehtë. Ka qenë mjeku i skuadrës së Milanit, Maconi që e ka penguar duke shmangur kështu mundësinë e përkeqësimin e situatës dhe një problem shumë më të rëndë.
Testet që Leao iu nënshtrua përjashtuan këputjen e muskulit, por numri 10 kuqezi me siguri do të humbasë ndeshjen e radhës kundër Romës të planifikuar për të dielën e ardhshme. Objektivi është rikuperimi i tij për sfidën kundër Juventusit të vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë e cila do të luhet më 3 janar në Arabinë Saudite).
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"