Legjenda Bergomi del hapur: Del Piero? Perfekt për Federatën Italiane
“Unë e njoh Aleksin mirë sepse ne punojmë së bashku te Sky. Unë e di se cilat janë mendimet e tij, e di se si e sheh futbollin, ai është një djalë i përgatitur mirë dhe që dëshiron të bëjë mirë. Nëse do të ishte e vërtetë që do të kandidonte për presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, do të ishte një presion i shkëlqyer, sepse është një njeri me thellësi dhe kulturë”.
Me këtë fjali Bepe Bergomi, kampion bote në vitin 1982, konfirmoi se do të jetë në mbështetje të Aleks Del Pieros për presidencën e FIGC.
“Do të ishte perfekte. Do ta mirëprisja, në moshën 50-vjeçare është gati”, përfundoi ishmbrojtësi i cili nuk e fshehu aspak dëshirën e tij për të parë një emër si Alesandro Del Piero në krye të Federatës Italiane. Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare për ishin e Juventusit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"