Legjenda e bavarezëve, Luka Toni: Bajerni rikthehet i etur nga disfatat
Humbja 4-1 në Barcelonë duket se do t’i marrë frymën Bajernit edhe më gjatë. Tani flet edhe legjenda e Bajernit, Luka Toni, i cili ishte shumë i zhgënjyer me paraqitjen e ishklubit të tij. “Ata luajtën shumë keq dhe bënë shumë gabime”, tha Luka Toni në “EA7 World Legends Padel Tour” në Majami.
Pas humbjes, stili i lojës së Vinsent Kompani, i cili në fakt kishte sjellë një frymë të freskët në Sabener Strase, u vu në dyshim shpejt. Mbrojtja e lëkundur rreth Daiot Upamekano dhe Minjae Kim u kritikuan gjithashtu. Toni nuk gjeti vetëm fjalë negative dhe inkurajoi ish-klubin e tij:
“Por Bajerni është Bavaria dhe disfatat sjellin pakënaqësi atje, gjë që i bën ata të kthehen më të fortë vazhdimisht”, shpjegoi italiani dhe vazhdoi: “Është një klub i destinuar për të fituar Bundesligën dhe kupat e Europës”, e mbylli Toni. Në katër vitet e tij në Mynih, Luka luajti 89 ndeshje për rekordmenët gjermanë. Ai shënoi 58 gola dhe siguroi 22 asiste.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"