Legjenda e Gjermanisë, Haman shtyn Kimishin drejt largimit: Ka ardhur koha për ndryshim
Pavarësisht një marrëdhënie më të mirë me Bajernin, Joshua Kimish ende nuk e ka vazhduar kontratën e tij, e cila skadon në verë. Eksperti televiziv dhe legjenda e futbollit gjerman, Ditmar Haman, shpreh dyshime për një zgjatje, ndërkohë që aktualisht qarkullojnë disa raporte për diskutimet e lirshme të Kimish me klubet e tjera kryesore.
Duke qenë se Joshua ende nuk e ka zgjatur kontratën, nga këndvështrimi i Hamanit lind pyetja se çfarë oferta të tjera ka ende ylli i Bajernit: “Nëse ekipet e mëdha si Reali apo Liverpuli ju joshin, nuk mund ta fajësoni nëse ai bën diçka ndryshe.
Ai ka fituar gjithçka në Mynih. Ky është një vendim themelor. Besojë se do largohet në verë, në kërkim të një aventure të re” tha eksperti i TV për “Sky”. Kimish duhet të mendojë për atë që dëshiron të arrijë në vitet e ardhshme dhe nëse Mynihu është ambienti i duhur për këtë fazë vendimtare të karrierës së tij: “Nëse ai nënshkruan një kontratë tjetër tani, ai ndoshta do ta përfundojë karrierën e tij te Bajerni”, tha 51-vjeçari.
Bavarezët, të menaxhuar në këtë pjesë nga Maks Eberl, janë aktualisht në një pozicion të vështirë negociues. Krahas zgjatjes me Kimish, rekordmenët gjermanë duan të vazhdojnë edhe kontratën me Alfonso Dejvis. Por siç raportoi së fundmi gazeta “Bild”, Dejvis do të marrë një paketë deri në 20 milionë euro në vit për zgjatjen.
Kimish, roli i të cilit në “Allianz Arena” si lider dhe kapiten potencial është sigurisht më i rëndësishëm se ai i Dejvis, ndoshta nuk do të jetë i kënaqur me një pagë më të ulët. Nga këndvështrimi i Hamanit, kjo do të thotë: “Një personalitet varet nga tjetri. Nëse një person firmos dhe bën publike atë që meriton, atëherë tjetri mund të dëshirojë më shumë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"